Friday, November 6, 2026
HomeLajmeKosovëLituania rikonfirmon mbështetjen për Kosovën drejt BE-së

Lituania rikonfirmon mbështetjen për Kosovën drejt BE-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me zëvendësministren e Brendshme të Lituanisë, Ana Burkovskiene, në margjina të Forumit Ministror BE – Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, që po mbahet në Budvë.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, me theks të veçantë në sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe koordinimin e përpjekjeve për adresimin e tyre.

Sveçla ka shprehur mirënjohje për kontributin e Lituanisë në misionin paqeruajtës të KFOR-it, përmes pjesëmarrjes së trupave të saj ushtarake.

Ai ka theksuar se Lituania vazhdon të jetë përkrahëse e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Theksuam se përballemi me sfida të përbashkëta të sigurisë dhe biseduam për mundësitë e bashkërendimit të përpjekjeve për t’i adresuar dhe tejkaluar ato”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Në fokus të diskutimit ishte edhe Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian, të cilën Lituania pritet ta marrë më 1 janar 2027.

Sipas Sveçlës, kjo periudhë mund të krijojë mundësi të reja për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram