Thursday, November 5, 2026
HomeLajmeKosovëNdalohet një person për mashtrim me të dhënat bankare

Ndalohet një person për mashtrim me të dhënat bankare

Një person me inicialet B.M. është ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit, bëjnë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës.

Sipas komunikatës së përbashkët të këtyre institucioneve, i dyshuari po hetohet për një rast që dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026, ku përmes paraqitjes së fakteve të rreme, dyshohet se ka mashtruar shtetas të Norvegjisë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Sipas hetimeve, i dyshuari dyshohet se fillimisht ka siguruar të dhënat bankare të personave të dëmtuar, të cilat më pas i ka përdorur për të realizuar porosi online në dyqane të ndryshme, kryesisht në ato që shesin pajisje elektronike.

Si pasojë e këtyre veprimeve, viktimave u është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.

Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër të prokurorit, janë sekuestruar shtatë telefona celularë, dy kompjuterë, dy USB, një veturë dhe dokumente të ndryshme, të cilat pritet të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.

Rasti po hetohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit rëndon dyshimi për veprën penale të mashtrimit, nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Institucionet e drejtësisë kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuara në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram