Bullgaria është mikpritëse e forumit ndërkombëtar me temë “Korridori Vertikal: Perspektivat e zhvillimit të transportit në Gadishullin Ballkanik dhe roli i Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë”, i cili hapet në Sofjemë 6 nëntor. Lajmi bëhet i ditur nga Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë. Qëllimi i forumit është të krijojë një platformë për dialog strategjik të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të institucioneve evropiane dhe kombëtare, qeverive, misioneve diplomatike, investitorëve ndërkombëtarë, drejtuesve të bizneseve dhe pjesëmarrësve kryesorë në sektorët e transportit detar, hekurudhor dhe logjistikës. Në qendër të diskutimeve do të jetë zhvillimi i Korridorit Vertikal përmes modernizimit dhe përmirësimit të lidhjeve mes porteve të Detit të Zi dhe Egjeut, infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore, si dhe linjave të transportit ndërkufitar. Kjo pritet të ndihmojë në ndërthurjen më të mirë të transportit detar, hekurudhor dhe rrugor, duke krijuar kushte më efikase për qarkullimin e mallrave dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare mes Evropës Jugore, Qendrore dhe Lindore.
Në programin paraprak është parashikuar edhe një fjalim i komisionerit evropian për Transportin e Qëndrueshëm dhe Turizmin, Apostolos Cicikostas.

