Sigal Prishtina ka arritur fitore dramatike në derbin e basketbollit kosovar, duke e mposhtur Pejën me rezultat 79:80, falë një trepikëshi të Arbër Sinanit në sekondën e fundit të ndeshjes, ndeshje kjo e luajtur në ‘Karagaçi’.
Prishtinasit arritën të përmbysin rezultatin në momentet e fundit të përballjes, duke siguruar një triumf të jashtëzakonshëm në një nga rivalitetet më të mëdha të basketbollit në Kosovë.
Bryson Daëkins ishte basketbollisti më efikas te Sigal Prishtina me 21 pikë, ndërsa kontribut të rëndësishëm në këtë fitore dha edhe Arbër Sinani, i cili u shndërrua në protagonistin kryesor me goditjen vendimtare.
Te skuadra e Pejës, më i dalluari ishte Xavier Johnson me 18 pikë, ndërsa Domenic Artis, në debutimin e tij, kontribuoi me 16 pikë.
Kështu, Sigal Prishtina e fiton një derbi të paharrueshëm, me Sinanin që vendosi gjithçka në sekondën e fundit.

