Gjatë natës moti do të jetë me vranësira dhe në disa zona të juglindjes së vendit do të ketë reshje shiu.
Ditën e martë në mëngjes në rajonet juglindore reshjet do të vazhdojnë ende. Pasdite vranësirat do të shpërbëhen përkohësisht dhe do të pakësohen. Do të fryjë erë e dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°, ndërsa maksimalet do të jenë nga 6°-9° në veriperëndim deri në 13°-15° në disa zona të Bullgarisë Jugore.
Në male do të mbizotërojë mot me vranësira. Para mesditës në zonën e Ballkanit Qendror do të ketë ende reshje të dobëta dëbore. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 8°, ndërsa në 2000 metra rreth 1°.
Para mesditës në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot me vranësira. Do të fryjë erë e dobët. Temperaturat maksimale do të jenë 12°-13°, ndërsa temperatura e ujit të detit 13°-15°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Gjatë ditëve në vijim, me erë të dobët, ndërsa në rajonet lindore deri mesatare nga jugu-jugperëndimi, moti do të ngrohet. Vranësirat do të jenë kryesisht të dendura, ndërsa në mëngjes në disa zona të ultësirave dhe fushëgropave do të ketë mjegull dhe janë të mundshme reshje të lehta shiu. Temperaturat do të rriten ndjeshëm dhe të enjten minimalet do të jenë ndërmjet 5° dhe 10°, ndërsa maksimalet ndërmjet 17° dhe 22°.

