Monday, November 9, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me reshje shiu në të gjithë vendin, temperaturat deri...

Moti në Shqipëri me reshje shiu në të gjithë vendin, temperaturat deri në 17 gradë Celsius

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njofton se edhe gjatë ditës së diel moti në vendin tonë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu.

Sipas parashikimit të SHMU-së, temperaturat minimale do të regjistrohen në qarqet Korçë dhe Dibër, me 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë në 17 gradë Celsius në qarqet Durrës, Tiranë, Sarandë dhe Vlorë.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me alternime të herëpashershme kthjellimesh, kryesisht pas orëve të mesditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të territorit. Në intervale të shkurtra kohore dhe lokalisht, reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina shpejtësia e saj do të arrijë deri në 10 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër12/16Re diell shi
Kukës6/15Re diell shi
Lezhë13/16Re diell shi
Dibër5/12Re diell shi
Durrës11/17Re diell shi
Tiranë12/17Re diell shi
Elbasan12/16Re diell shi
Berat10/16Re diell shi
Vlorë12/17Re diell shi
Korçë5/11Re diell shi
Gjirokastër11/15Re diell shi
Sarandë13/17Re diell shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram