Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëKurti kërkon nga Macroni mbështetje që Kosova të bëhet vend kandidat për...

Kurti kërkon nga Macroni mbështetje që Kosova të bëhet vend kandidat për në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, ku kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe sigurinë në rajon.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka vlerësuar Francën si aleate dhe partnere të rëndësishme të Kosovës.

“Franca ka qenë aleate e fuqishme e Kosovës që nga lufta jonë për çlirim dhe pavarësi dhe mbetet partnere e afërt dhe e rëndësishme e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e mbështetjes franceze për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“Biseduam për mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës, për integrimin tonë euroatlantik dhe për sigurinë në rajon. Theksova rëndësinë e mbështetjes së Francës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka shprehur gjithashtu vlerësimin për nismën e presidentit Macron për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që lidhen me përdorimin gjithnjë e më të madh të teknologjisë.

Sipas tij, kjo çështje ishte në qendër të Forumit të Paqes në Paris, ku Kosova iu bashkua Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve për mbrojtjen e mirëqenies, të drejtave dhe të ardhmes së brezave të rinj.

“Kosova dhe Franca do të vazhdojnë të punojnë së bashku për paqe, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme të përbashkët evropiane”, ka përfunduar Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram