Sunday, November 15, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka Pula dhe Stephen B. Nix diskutojnë për forcimin e demokracisë

Shiroka Pula dhe Stephen B. Nix diskutojnë për forcimin e demokracisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të vendit dhe këtij instituti.

Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e IRI-t në forcimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen e partive politike, përmirësimin e organizimit të tyre dhe avancimin e komunikimit me qytetarët.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të IRI-t me Kuvendin e Kosovës, si dhe angazhimin e këtij instituti në fuqizimin e grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse.

Duke folur për zhvillimet në vend, Presidentja nënvizoi se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale. Ajo theksoi edhe rëndësinë e ruajtjes së rendit kushtetues dhe forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe IRI-t, me fokus në edukimin demokratik, luftimin e dezinformimit, promovimin e debatit politik, sigurinë rajonale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram