Saturday, November 14, 2026
HomeLajmeKosovëLigji për Specialen në rend dite, Çitaku premton deri të hënën nismën...

Ligji për Specialen në rend dite, Çitaku premton deri të hënën nismën e re

Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është futur si pikë e fundit e rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pikë u fut në rend dite me 79 vota për, pas kërkesës së PDK-së.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka premtuar që deri të hënën do ta sjellin nismën e re ligjore.

“Kërkoj që ta miratohet ligji sot dhe menjëherë të hënën të fillojmë procedurën e amendamentimit. Këtij procesi për të treguar seriozitet t’i japim dy javë kohë. Zotohem publikisht që të hënën do të sjellim nismën e re ligjore dhe brenda dy javësh do të bëjmë ndryshimet e Ligjit në fjalë”, ka deklaruar Çitaku gjatë seancës së Kuvendit.

Ajo ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për këtë projektligj, duke thënë se u votua në një natë dramatike.

“Me atë votim dhe me atë unitet, ne kemi dëshmuar pjekuri të lartë edhe politike, edhe kombëtare, dhe kemi dëshmuar që ka vlera të mëdha që i tejkalojnë politikat ditore dhe që na bashkojnë. Pas kalimit të ligjit në 2 lexime, ju e dini që Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar që ai ligj të kthehet sërish në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm, edhe më të qëndrueshëm juridikisht. Nga kushdo që do ta kontestonte atë në fazat e mëtejme. Këtë vendim e kemi marrë të vetëdijshëm që do të na kushtojë politikisht po për ne qëllimi është më i rëndësishëm sesa dëmi që mund të na bëhej ne si parti politike”, ka thënë ajo.

LVV, AAK kanë shprehur mbështetjen për futjen në rend dite, ndërkaq shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK-ja mban qëndrimin e njëjtë si në të kaluarën.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram