Saturday, November 14, 2026
HomeSportGashani: Pishina gjysmëolimpike në Podujevë po merr formë

Gashani: Pishina gjysmëolimpike në Podujevë po merr formë

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e pishinës gjysmëolimpike në Podujevë, një investim në vlerë prej 4 milionë eurosh.

Sipas tij, ky projekt do të krijojë kushte më të mira për sportistët, të rinjtë dhe qytetarët e Podujevës.

“Zhvillimi i infrastrukturës sportive mbetet një nga prioritetet tona, me synimin që çdo komunë të ketë hapësira moderne dhe kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve dhe disiplinave të ndryshme sportive”, ka shkruar Gashani.

Ministri ka theksuar se po vazhdojnë punën me përkushtim dhe vendosmëri.

“Pak kohë më parë kemi thënë se po punojmë me vullnet, me energji, me kujdes, me vendosmëri, pa zhurmë, pa britma, pa ankesa. I qëndrojmë kësaj! Deri në fund!”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram