Sunday, November 15, 2026
HomeKulturëGëzuar ditëlindjen, ruajtës i zërit dhe shpirtit të polifonisë!

Gëzuar ditëlindjen, ruajtës i zërit dhe shpirtit të polifonisë!

Gëzuar Kristo Çipa! Në këtë ditë që shënon një tjetër gur kilometrik në rrugëtimin tënd fisnik,  fjala duket e vogël për të rrokur gjithë mirënjohjen dhe respektin që meritojnë puna, talenti dhe përkushtimi yt i pashtershëm. Ti jo vetëm e ke kthyer këngën në profesion, por e mban gjallë si një zjarr të shenjtë pasionin për polifoninë, këtë pasuri të paçmuar të shpirtit dhe identitetit tonë.

Me zërin, me shpirtin dhe me mundin tënd të përditshëm, ti i jep jetë vargut dhe iso-s, duke bashkuar brezat dhe duke e mbajtur të ndezur vatrën e traditës sonë më të bukur. Kudo ku kumbojnë tingujt e tu, ndihen rrënjët, fisnikëria dhe dashuria e madhe për vendin dhe kulturën tonë.

Të uroj nga zemra jetë të gjatë, shëndet të plotë dhe zërin tënd të mbetet përherë i kumbueshëm e plot dritë. Rrofsh gjatë dhe u bëfsh sa malet e vendlindjes tënde, duke mbetur gjithmonë krenaria dhe busulla e vlerave tona kombëtare!”

Me shumë respekt dhe mirënjohje,
Ilir KRASNIQI-Editor Kosovatimes

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram