Sunday, November 15, 2026
HomeSportShqipëria në epërsi ndaj Bjellorusisë pas pjesës së parë

Shqipëria në epërsi ndaj Bjellorusisë pas pjesës së parë

Shqipëria e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë të ndeshjes kundër Bjellorusisë, e vlefshme për xhiron e gjashtë të Ligës së Kombeve, në Ligën C.

“Kuqezinjtë” janë duke fituar me rezultat 1:0, falë golit të Rey Manajt, i cili ka shënuar në minutën e njëzet e tetë.

Shqipëria e ka dominuar pjesën e parë, si në posedimin e topit, ashtu edhe në krijimin e rasteve për shënim. Që në minutën e parë, Qazim Laçi ka pasur një mundësi të mirë për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Më pas, Kristjan Asllani e ka goditur shtyllën, ndërsa Arbër Hoxha ka qenë pranë golit, por goditja e tij ka përfunduar fare pranë shtyllës.

Ndeshja mbetet e hapur, pasi përpara janë edhe 45 minuta lojë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram