Saturday, November 21, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet polici në Kllokot, dyshohet për sulm dhe kanosje ndaj një qytetari

Arrestohet polici në Kllokot, dyshohet për sulm dhe kanosje ndaj një qytetari

Një zyrtar policor është arrestuar nën dyshimin për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje ndaj një qytetari në fshatin Podgorcë të komunës së Vitisë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), incidenti ka ndodhur të premten paradite, ndërsa i dyshuari është zyrtar i Stacionit Policor në Kllokot, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Bazuar në veprimet hetimore dhe informacionet e mbledhura deri më tani, dyshohet se zyrtari policor e ka kanosur dhe sulmuar qytetarin me një mjet të fortë, si pasojë e së cilës viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram