Wednesday, November 25, 2026
HomeLajmeKosovëRruga Rakosh–Cërkolez po shkon drejt përfundimit, investim mbi 1.7 milionë euro

Rruga Rakosh–Cërkolez po shkon drejt përfundimit, investim mbi 1.7 milionë euro

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet në rrugën Rakosh–Cërkolez në komunën e Istogut po shkojnë drejt përfundimit.

Projekti përfshin 9.9 kilometra rrugë dhe ka një vlerë prej 1 milion e 732 mijë e 359 eurosh.

Basha ka theksuar se gjatë gjithë procesit, ministria është angazhuar për zgjidhjen e pengesave të paraqitura gjatë punimeve, duke ndihmuar në përshpejtimin e realizimit të projektit.

Me përfundimin e punimeve, banorët e Rakoshit, Cërkolezit dhe zonave përreth do të kenë kushte më të mira për lëvizje të përditshme dhe qarkullim më të sigurt, si për drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe për këmbësorët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram