Friday, November 27, 2026
HomeLajmeKosovëJashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë pjesëtarët ushtarakë dhe personelin civil të FSK-së me rastin e Ditës së Forcës.

Në urimin e tij, Jashari ka shprehur respekt dhe mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e pjesëtarëve të FSK-së në shërbim të vendit.

Ai ka thënë se falë përkushtimit dhe punës së tyre të palodhshme, FSK-ja sot është më e përgatitur dhe po rreshtohet krah për krah me partnerët ndërkombëtarë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.

“Falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që në këtë ditë të kujtohen dhe nderohen sakrificat e brezave që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

Komandanti i FSK-së ka falënderuar të gjithë pjesëtarët për shërbimin ndaj atdheut dhe punën në ngritjen e avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!”, ka theksuar Jashari.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram