Thursday, June 18, 2026
HomeLajmePeci: Gërvalla ka guxim të dëshmuar në vite e dekada

Peci: Gërvalla ka guxim të dëshmuar në vite e dekada

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka zhvilluar takim me bashkëkryetaren e partisë Guxo, ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Peci, që i ka shkruar në zyrë Gërvallës në  Ministrinë së Drejtësisë, thotë se detyra që bashkëpartiakja e tij ka, përveç profesionalizëm e vizion të qartë, sipas tij, kërkon edhe guxim.

“Për shkak se sistemi i drejtësisë është ndër më sfiduesit. Ai kërkon edhe integritet, zë të kthjellët, vendosmëri, energji, konsekuencë, pastërti e drejtësi në shpirt, cilësi këto që e veçojnë Donikën”, tha ai.

Peci vlerëson se Gërvalla e ka guximin, të dëshmuar në vite e dekada, në procese e në etapa të rëndësishme.

“Prandaj emërimi i saj si Ministre e Drejtësisë na mbush me besim e me bindje se rruga e nisur nga Ministrja Haxhiu, do të shtrohet e fortë dhe do të jetë e palëkundur. Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua, nga integriteti dhe dinjiteti yt”, ka shkruar Peci.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram