Tuesday, April 28, 2026
HomeLajmeKosovëUP-ja lidh marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë për ekspertizë akademike

UP-ja lidh marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë për ekspertizë akademike

Universiteti i Prishtinës nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë për aktivitete të përbashkëta në të mirë të institucioneve publike.

Sipas marrëveshjes, UP-ja do të ofrojë ekspertizë akademike e profesionale në fushat që lidhen me kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë. Personeli akademik i UP-së do të përfshihet edhe në studime, analiza, propozime, hartime të dokumenteve teknike dhe aktivitete profesionale.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz.

Rektori Hajrullahu tha se pa UP-në Kosova nuk mund të bëjë hapa domethënës përpara, ndërsa ministrja Gërvalla-Schwarz shprehu bindjen se në të ardhmen vendimet dhe draft-ligjet e ministrisë do të jenë më të mira me përfshirjen edhe më të madhe të profesionistëve të Universitetit të Prishtinës.

Në takim dhe nënshkrimin e marrëveshjes morën pjesë edhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Rozafa Basha dhe sekretari i përgjithshëm i UP-së, Safet Thaçi, ndërsa ministrja Gërvalla erdhi e shoqëruar nga zyrtarët e kabinetit të saj Flutura Mehmeti e Dardan Tolaj.

Gjatë këtij viti drejtues të UP-së janë takuar edhe me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi dhe zyrtarë të ndërmarrjeve publike me qëllimin e rritjes së bashkëpunimit për të mirën e përbashkët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram