Monday, May 4, 2026
HomeLajmeKosovëNdalohet një person për ngacmim dhe detyrim në Prishtinë

Ndalohet një person për ngacmim dhe detyrim në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar me inicialet D.B.

Sipas njoftimit, “ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Ngacmimi’, sipas nenit 182, dhe ‘Detyrimi’, sipas nenit 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Prokuroria ka theksuar se, “bazuar në dyshimet fillestare, i dyshuari ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në komunikim me palën e dëmtuar, për çka Prokuroria ka siguruar prova relevante që mbështesin këto dyshime”.

Tutje, në reagim thuhet se “ky rast nuk ndërlidhet me pretendime apo denoncime publike të bëra nga i dyshuari, siç është raportuar në disa media”.

“Këto raportime janë bazuar në deklarata të avokatit mbrojtës të të dyshuarit dhe nuk përputhen me gjendjen faktike të konstatuar deri në këtë fazë të hetimeve nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ritheksuar përkushtimin e saj “në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin e vënies para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram