Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëProkuroria nis hetime për njehsorët e KEDS-it, dyshime për mashtrim

Prokuroria nis hetime për njehsorët e KEDS-it, dyshime për mashtrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policia e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të KEDS.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi se disa njehsorë nuk bëjnë matjen e saktë të energjisë së shpenzuar, çka mund të përbëjë vepër penale të “mashtrimit”, sipas legjislacionit në fuqi.

Prokurori i Shtetit ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për sigurimin e provave, përfshirë edhe veprimet ndaj zyrtarëve të KEDS-it.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram