Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policia e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të KEDS.
Sipas njoftimit, ekziston dyshimi se disa njehsorë nuk bëjnë matjen e saktë të energjisë së shpenzuar, çka mund të përbëjë vepër penale të “mashtrimit”, sipas legjislacionit në fuqi.
Prokurori i Shtetit ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për sigurimin e provave, përfshirë edhe veprimet ndaj zyrtarëve të KEDS-it.
Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

