Monday, May 11, 2026
HomeLajmeKosovëDialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se nesër do të zhvillojnë një takim të përbashkët me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor.

Diskutimi mes 27 krerëve të diplomacisë evropiane dhe gjashtë kryediplomatëve të vendeve të rajonit do të shërbejë si nxitje për vazhdimin e diskutimeve mbi gjendjen në rajon. Përgatitjet për samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillojë punimet në qershor në Tivat të Malit të Zi, pritet të jenë në fokus të diskutimeve.

Diplomatë evropianë të përfshirë në përgatitjet e takimit kanë paralajmëruar se fokusi i diskutimit mes ministrave evropianë dhe homologëve të tyre nga rajoni do të jetë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit, përfshirë këtu edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram