Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të aplikohen gjatë ditës së sotme.
Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.59 euro litër, një centë më lirë se dje, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.49 euro për litër, një cent më lirë se një ditë më parë.
Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.77 euro për litër, një centë më lirë se dje.

