Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar për nisjen e restaurimit të përgjithshëm të Teatrit “Adriana” në Ferizaj, projekt që kap vlerën mbi 1.1 milion euro.
“Ka nisur restaurimi i përgjithshëm i një prej hapësirave më të rëndësishme të jetës kulturore në qytet. Vazhdojmë me investime në infrastrukturën kulturore, për kushte më të mira për artistët dhe jetën kulturore në çdo qytet”, ka shkruar Bogujevci në “Facebook”.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D1305308018359285%26set%3Da.1277580954465325%26type%3D3&show_text=true&width=500

