Friday, May 15, 2026
HomeSportIntensifikohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për LM 2030

Intensifikohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për LM 2030

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, priti në një takim të rëndësishëm pune Presidentin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe njëherësh Presidentin e Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të ICMG, Iakovos Filippousis, Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, zv/Presidentin Milaim Kelmendi dhe këshilltarin e Ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi.

“Ky takim vjen në kuadër të inspektimeve dhe koordinimit për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku Durrësi do të ketë një rol kyç si qytet mbështetës për zhvillimin e të gjitha sporteve ujore. Në një atmosferë miqësore dhe vizionare, Presidenti Fidel Ylli prezantoi arritjet e sportit shqiptar dhe transformimin e madh të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në vitet e fundit. Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh i impresionuar nga mikpritja dhe progresi i sportit shqiptar, duke vlerësuar maksimalisht mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik për suksesin e Lojërave Mesdhetare 2030”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Sipas këtij njoftimi, sekretari i përgjithshëm i ICMG, Iakovos Filippousis, evidentoi kontributin e Presidentit Fidel Ylli në forcimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve olimpike dhe zhvillimin e sportit në rajon.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, çmoi mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Fidel Ylli karshi Kosovës, duke theksuar se vizioni, energjia dhe përkushtimi i tij mbeten frymëzim për të gjithë komunitetin sportiv shqiptar.

Prishtina 2030 dhe Durrësi janë gati të shkruajnë një kapitull historik për sportin mesdhetar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram