Monday, May 18, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një person në Zubin Potok pas sulmit me shishe qelqi

Arrestohet një person në Zubin Potok pas sulmit me shishe qelqi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mesnatë, rreth orës 00:35, në një kafiteri në Zubin Potok është raportuar një sulm ndaj një personi.

Sipas policisë, viktima kishte lëndime në pjesën e ballit, që dyshohet se janë shkaktuar me një mjet të mprehtë, konkretisht një shishe qelqi. Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar nga autoritetet.

Në vendin e ngjarjes është arrestuar edhe i dyshuari, i cili ishte nën ndikim të alkoolit.

“Pas kthjellimit, ai është intervistuar dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’”, thuhet në njoftim.

 Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Policia theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë raste të ngjashme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram