Nuk mund të vendosim nëse pjesa më e mirë është që është gati në pak më shumë se gjysmë ore apo aroma e pasur që i jep koreja e parmixhanos…
Supa krem me fasule të bardha është frymëzuar nga Mesdheu, përgatitet nga përbërës të përditshëm – fasule të bardha, vaj ulliri, selino dhe djathë parmixhano, dhe falë strukturës së saj natyrale kremoze, nuk ka nevojë për asnjë pikë krem.
E pasur me proteina dhe fibra , kjo supë është e shkëlqyer për një drekë të lehtë apo një darkë të nxehtë. Nuk mund të vendosim nëse pjesa më e mirë është se është gati në pak më shumë se gjysmë ore apo shija e pasur që i jep koreja e djathit parmixhano… Do të duhet të vendosni vetë. Shijojeni vaktin tuaj!
Supë krem me fasule të bardha – përbërësit:
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë e madhe, e grirë
- 3 kërcej selino, të grirë
- 2 – 3 thelpinj hudhër, të grirë imët
- 1 lugë gjelle përzierje erëzash italiane
- thekon të bluara speci djegës, sipas dëshirës
- 850 g fasule të bardha të konservuara (të kulluara dhe të shpëlara)
- 55 g djathë parmixhano (opsionale)
- 950 ml lëng perimesh ose pule
- 1 gjethe dafine
- 1/2 lugë çaji lëkurë limoni të grirë
- 2 lugë çaji lëng limoni
- parmixhano i grirë, për servirje (opsionale)
- kripë dhe piper i zi i sapobluar, sipas shijes
Supë krem me fasule të bardha – përgatitja:
- Në një tenxhere të madhe, ngrohni vajin e ullirit në zjarr mesatar. Shtoni qepën dhe selinonë dhe kaurdisini për rreth 5 minuta, derisa perimet të zbuten dhe qepa të bëhet transparente.
- Përzieni hudhrën, erëzat italiane dhe një majë pluhur speci djegës. Skuqeni shkurt, rreth 30 sekonda, derisa erëzat të lëshojnë aromë.
- Shtoni fasulet e bardha, lëkurën e djathit parmixhano, lëngun e mishit dhe gjethen e dafinës. Kriposni dhe piperosni sipas dëshirës. Kur supa të vlojë, ulni nxehtësinë dhe lëreni të ziejë ngadalë për rreth 20 minuta, duke e përzier herë pas here, derisa perimet të jenë zbutur plotësisht.
- Hiqni lëkurën e parmixhanos dhe gjethen e dafinës. Transferoni rreth një të tretën e supës në një blender dhe bluajeni derisa të bëhet një masë homogjene, pastaj kthejeni përsëri në tenxhere. Kjo do t’ju japë një supë natyrale të trashë dhe kremoze pa shtuar krem. Nëse keni një blender dore, mund ta bluani pjesërisht supën në tenxhere.
- Në fund, përzieni lëngun e limonit dhe lëkurën e grirë të limonit. Shijojeni dhe shtoni erëza shtesë nëse është e nevojshme.
- Shërbejeni të ngrohtë, me pak djathë Parmixhano të grirë dhe një fetë bukë krokante ose një sallatë të lehtë.

