Wednesday, May 20, 2026
HomeLajmeKosovëHargreaves: Pas zgjedhjeve, formoni Qeverinë dhe zgjidhni Presidentin

Hargreaves: Pas zgjedhjeve, formoni Qeverinë dhe zgjidhni Presidentin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se partitë politike pas zgjedhjeve duhet të angazhohen për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit me kohë.

Ambasadori britanik theksoi se pas zgjedhjeve është thelbësore që subjektet politike të bashkëpunojnë për krijimin e një qeverie stabile dhe për të siguruar zgjedhjen me kohë të Presidentit të vendit.

“Kosova shkon drejt zgjedhjeve, do të jetë e rëndësishme që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe më pas të punojnë së bashku për formimin e qeverisë stabile dhe sigurimin e zgjedhjes në kohë të Presidentit. Progresi demokratik i Kosovës varet nga bashkëpunimi, dialogu dhe angazhimi i përbashkët për të ardhmen e vendit”, ka shkruar ambasadori në Facebook.

Pas takimit me kryetarin e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, Hargreaves vlerësoi rolin e tij në politikën e Kosovës dhe zhvillimin institucional të vendit.

“Diskutim i mirë dje me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit… Ramush Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës ndër vite, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve të vendit”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram