Wednesday, May 20, 2026
HomeLajmeKosovëDyshohet se rrëmbyen një burrë, pesë të arrestuar në Prishtinë

Dyshohet se rrëmbyen një burrë, pesë të arrestuar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Prishtinë nën dyshimin për rrëmbim, keqtrajtim fizik dhe marrje të një veture nga viktima.

Sipas policisë, më 19 maj 2026 janë arrestuar një femër dhe katër burra, të dyshuar se kishin rrëmbyer njëburrë tjetër, të cilin e kishin mbajtur për një kohë në një shtëpi duke e maltretuar fizikisht.

Po ashtu, të dyshuarit dyshohet se viktimës i kanë marrë edhe një veturë.

“Gjatë kontrollit policor është konfiskuar një armë pistoletë me një fishek, si dhe 2 gram substancë narkotike të dyshuar marihuana”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram