Wednesday, May 20, 2026
HomeLajmeKosovëKOMF kërkon drejtësi për rastin e dyshuar të ngacmimit seksual në Gjakovë

KOMF kërkon drejtësi për rastin e dyshuar të ngacmimit seksual në Gjakovë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF shpreh shqetësimin e thellë lidhur me rastin e raportuar në Komunën e Gjakovës, ku drejtori i një shkolle dyshohet për ngacmim seksual ndaj një fëmije 17-vjeçare, nxënëse e shkollës.

Përmesë një reagimi, KOMF i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke garantuar trajtim me prioritet të rastit, mbështetjen e menjëhershme të fëmijës dhe vendosje të drejtësisë. KOMF kërkon llogaridhënie të plotë dhe transparencë në trajtimin e rastit, në mënyrë që raste të tilla të mos mbeten pa ndëshkim.

KOMF kërkon forcimin e mekanizmave për verifikim të personelit arsimor, përmes vlerësimit të integritetit profesional, respektimit të standardeve etike dhe mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve në institucionet arsimore, si dhe zbatimin e trajnimeve të detyrueshme dhe të vazhdueshme për stafin mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e abuzimit.

KOMF rithekson nevojën për zbatim të plotë dhe efektiv të Politikës për Mbrojtjen e Fëmijëve në institucione arsimore, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt, mbrojtës dhe gjithëpërfshirës për çdo fëmijë, duke garantuar gjithashtu mekanizma të sigurt dhe të besueshëm raportimi për fëmijët brenda shkollave.

Njëkohësisht, KOMF u bën thirrje prindërve, profesionistëve dhe gjithë komunitetit që të tregojnë kujdes të shtuar për mbrojtjen e fëmijëve, të raportojnë dhe reagojnë ndaj çdo dyshimi apo veprimi që cenon sigurinë, integritetin dhe mirëqenien e tyre.

KOMF u bën thirrje edhe fëmijëve dhe bashkëmoshatarëve që të raportojnë çdo sjellje, veprim apo situatë që cenon integritetin, dinjitetin dhe sigurinë e tyre.

Sipas KOMF-it, rastet e tilla po krijojnë një mjedis të pasigurt dhe jo mbrojtës për fëmijët, duke dëmtuar mirëqenien e tyre fizike, emocionale e psikologjike, duke ulur motivimin për ndjekjen e shkollës dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në performancën dhe zhvillimin e tyre arsimor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram