Wednesday, May 20, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia godet rrjetin e kontrabandës së deleve në Ferizaj

Policia godet rrjetin e kontrabandës së deleve në Ferizaj

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion kundër kontrabandës së kafshëve të imta në Ferizaj, ku janë sekuestruar 108 dele, shumica pa dokumentacion dhe pa kontroll veterinar.

Sipas njoftimit, operacioni është realizuar më 19 maj 2026 në fshatin Rakaj, pas informatave të pranuara nga sektori policor në Ferizaj.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar dhe në bashkëpunim me inspektorët e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është kontrolluar prona e të dyshuarit me inicialet L.K., si dhe dy lokacione tjera”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur  se, gjatë kontrollit, policia ka gjetur 108 krerë dele, prej të cilave 100 ishin pa numra matrikuli dhe pa dokumente që dëshmojnë origjinën apo kontrollin veterinar, duke ngritur dyshime serioze për kontrabandë dhe rrezik për sigurinë ushqimore.

Ndërkaq, në dy lokacionet tjera të kontrolluara nuk janë konstatuar shkelje ligjore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit, e cila ka rekomanduar inicimin e rastit si “kundërvajtje doganore”. Rasti i është dorëzuar Doganat e Kosovës në Han të Elezit për procedura të mëtejshme.

Policia Kufitare katheksuar se mbetet e angazhuar në luftimin e kontrabandës dhe krimit ndërkufitar, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram