Një çift është arrestuar, thuhet se janë nëna dhe njerku i dy fëmijëve të vegjël që u gjetën të braktisur në anë të një rruge në Portugalinë jugore.
Fëmijët, të moshës katër dhe pesë vjeç, u vunë re nga një shofer pranë qytetit Alcácer do Sal të martën, sipas policisë.
Siç i tha Artur Quintas, burri që i gjeti ata me gruan e tij Eugenia, për SIC Notícias, të vegjlit “bërtisnin dhe qanin” dhe tha se nëna e tyre i kishte çuar në pyll me pretekstin për të luajtur një lojë me ta.
“Si pjesë e lojës, nëna e tyre ua lidhi sytë dhe i la në pyll,” tha ai.
Kur vëllezërit e motrat i hoqën maskat, nëna e tyre nuk ishte më aty, sipas Correio da Manhã. Siç raporton Euronews, meqenëse fëmijët kishin ujë, fruta, biskota dhe rroba ndërrimi në çantat e shpinës , çifti mendoi se i kishin braktisur dhe i çuan në stacionin lokal të policisë.
Fëmijët nuk kishin me vete dokumente identifikimi, por ata arritën ta identifikonin nënën e tyre nga fotografitë.
Babai i djemve (i cili së fundmi kishte akuzuar ish-gruan e tij 41-vjeçare për rrëmbim fëmijësh) i raportoi ata të zhdukur nga shtëpia e tyre në Colmar, në Francën lindore, më 11 maj, dhe Franca lëshoi një apel në të gjithë Evropën për ndihmë . Familja e 41-vjeçares e raportoi atë të zhdukur po atë ditë.
Sipas mediave lokale, autoritetet e gjetën makinën e tyre jashtë një kafeneje në qytetin e Fatimes, rreth 180 km në veri të pikës së braktisjes, dhe vazhduan me arrestimin e 41-vjeçares dhe partnerit të saj 55-vjeçar.
Policia Gjyqësore Portugeze tha se dy të arrestuarit dyshohen për krimet e dhunës në familje, ekspozimit ndaj rrezikut dhe braktisjes.
Burimi: BBC, Reuters, People

