Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas mbylljes së qendrave të votimit, ka kërkuar mbrojtjen e çdo vote duke thënë se kjo dëshmon kredibilitetin e procesit zgjedhor.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se komisionerët e vëzhguesit tanimë bartin përgjegjësi institucionale.
“Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike”, vazhdon Kurti.

