By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti: Me ShBA-të ndajmë vlera, orientime dhe interesa të përbashkëta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti: Me ShBA-të ndajmë vlera, orientime dhe interesa të përbashkëta
Lajme

Kryeministri Kurti: Me ShBA-të ndajmë vlera, orientime dhe interesa të përbashkëta

Kosova Times
Last updated: 2022/12/05 at 6:29 PM
Kosova Times Published December 5, 2022
Share
SHARE

Deklarata e plotë për media e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albi Kurti, pas takimit me Ndihmës Administratoren për Evropë dhe Euroazi në USAID, ambasadoren Erin E. McKee:

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Të dashur qytetarë,

Më lejoni që t’i uroj edhe një herë mirëseardhje në Kosovë, pas takimit që patëm Ndihmës Administratores së USAID-it për Evropë dhe Euroazi, ambasadores Erin McKee.

Mirë se keni ardhur zonja McKee. Ishte kënaqësi që të ju mirëpres në ndërtesën e Qeverisë.

Diskutuam për projektet e USAID-it të cilat po gjejnë zbatim në Kosovë dhe për mundësitë e reja.

Ndihma e USAID-it për Kosovën deri më sot kap vlerën mbi 1 miliard dollarë dhe përshkon secilën fazë të historisë sonë të re si shtet dhe secilin sektorë të zhvillimit të vendit tonë. Për secilin dollarë ne jemi mirënjohës si popull, si vend dhe si institucione.

Fushëveprimi i kësaj agjencie është shumë sektorial. Aty përfshihen fushat si ajo e drejtësisë, ekonomisë, demokracisë, energjisë dhe qeverisjes.

Në të gjitha këto fusha, vendi ynë ka shënuar përparim në këto diç më pak se 21 muaj të qeverisjes sonë.

Unë e njoftova znj. McKee me indikatorët më të fundit ekonomikë e demokratikë, për përparimin në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, reformat e deritanishme dhe të mëtejshme në sistemin e drejtësisë dhe kornizën ligjore, qeverisjen e mirë dhe planet tona për investime në sektorin e energjisë.

Rritja, përmirësimi dhe zhvillimi janë dëshmi për partneritet të fuqishëm me miqtë tanë, por në të njëjtën kohë janë edhe ftesë për edhe më shumë bashkëpunim.

Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë vlera, orientime dhe interesa të përbashkëta.

Me popullin amerikan ndajmë bindjet e fuqishme të përbashkëta për liri, drejtësi dhe demokraci.

Tek USAID-i gjejmë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shtet edhe popullin mik amerikan.

Andaj, le t’i zgjerojmë lidhjet dhe le ta thellojmë bashkëpunimin, në shërbim të të dy vendeve dhe të dy popujve tanë mbi bazën e vlerave dhe bindjeve që ndajmë.

Ju faleminderit! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times December 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti pas fjalimit në KS: Rregullorja e BQK-së i mbron qytetarët nga krimi

Kosova Times Kosova Times February 9, 2024
Njohjet – peng i marrëdhënieve me Serbinë
Borxhlinjtë e ujit shkyçen në disa lagje të Prishtinës
ZPS-ja parashtron aktakuzën e ndryshuar në rastin Januzi dhe Bahtijari
Qehaja thotë e habitshme se si vijon një qëndrim burokratik për FSK-në
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?