Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëMiratohet plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës

Miratohet plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci ka njoftuar për miratimin e planit të menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës.

“Është miratuar Plani i Menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës, dokumenti që përcakton mekanizmat dhe masat për mbrojtjen e vlerave historike, arkitektonike dhe të peizazhit kulturor të saj, duke siguruar që trashëgimia të mbetet pjesë aktive e jetës së komunitetit dhe një shtyllë e zhvillimit lokal”, ka shkruar ajo në facebook.

Bogujevci ka thënë se ky plan mundëson krijimin e bazës së mirëmbajtjes, aktivizimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të trashëgimisë së saj.

“Turizmi kulturor zhvillohet si rezultat i ruajtjes së këtyre vlerave dhe jo në dëm të tyre”, vazhdon Bogujevci.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsarandabogujevci17%2Fposts%2Fpfbid02zjQ3Syboi77yWJwhGT8fQ7SyLU86DnLGUYa7NMvfJzrX3ZNd6ttaWMXDaofuizm2l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram