Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i kthjellët, rriten temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Moti në Shqipëri i kthjellët, rriten temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare, kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës priten deri mesatare kalimtare.

Reshjet e shiut të dobëta e afatshkurtra parashikohen të bëhen prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje, ndërsa në mënyrë të izoluar në relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./ATSH

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër17/33Diell pak re
Kukës17/32Diell pak re
Lezhë16/32Diell pak re
Dibër14/32Diell pak re
Durrës19/33Diell pak re
Tiranë21/34Diell pak re
Elbasan18/34Diell pak re
Berat15/34Diell pak re
Vlorë18/33Diell pak re
Korçë14/31Diell pak re
Gjirokastër12/34Diell pak re
Sarandë19/32Diell pak re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram