ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësira të pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

