Kosova në basketboll për femra ka arritur një fitore bindëse në Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla 2026, duke mposhtur Andorrën me rezultat të thellë 85:39.
Ndeshja është zhvilluar në palestrën sportive “Karagaç” në Pejë, ku basketbollistet kosovare kanë dominuar nga fillimi deri në fund dhe nuk i kanë lënë asnjë mundësi kundërshtarit.
Falë kësaj fitoreje të rëndësishme, Kosova ka siguruar zyrtarisht kualifikimin në fazën gjysmëfinale të kampionatit, duke vazhduar me sukses rrugëtimin e saj në këtë garë evropiane.
“Dardanet” kanë treguar lojë të organizuar, mbrojtje të fortë dhe efikasitet të lartë në sulm, duke krijuar epërsi të madhe që në periudhat e para të takimit.
Kampionati Evropian i Shteteve të Vogla ka nisur më 23 qershor dhe do të zgjasë deri më 28 qershor, ndërsa Peja është mikpritëse e këtij eventi të rëndësishëm të basketbollit evropian.

