Sunday, July 5, 2026
HomeLajmeKosovëZjarr në fshatin Ballancë të Vitisë, ekipet e zjarrfikësve në terren

Zjarr në fshatin Ballancë të Vitisë, ekipet e zjarrfikësve në terren

Në fshatin Ballancë të Komunës së Vitisë, ka shpërthyer një zjarr të dielën duke përfshirë sipërfaqe me bar të thatë, ndërsa erërat e forta po e vështirësojnë vënien nën kontroll të flakëve.

Drejtori i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Hetem Jakupi, ka bërë të ditur se njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Sipas tij, prioritet mbetet mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe e tokave bujqësore me grurë, për të parandaluar dëmet në të mbjellat e fermerëve.

Jakupi u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë zonës së zjarrit, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve përkatëse.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram