Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeRama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë

rtsh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë.

Nga Ankaraja, ku u zhvillua Samiti i NATO-s këtë vit, Rama iu përgjigj zërave që vinin në dyshim zhvillimin e samitit në vendin tonë.

“Po si thanë nuk do bëhet Samiti në Shqipëri?! Por ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët me Shqipërinë, tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën, kështu që Samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, tha Rama.

Mbajtja e Samitit të ardhshëm në Shqipëri u konfirmua edhe nga kreu i NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se vendimi është marrë tashmë, por se ende nuk është përcaktuar koha se kur do të zhvillohet.

“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram