Friday, July 10, 2026
HomeSportKalojnë pesëmbëdhjetë minuta të ndeshjes Maroku dhe Franca, pa gola

Kalojnë pesëmbëdhjetë minuta të ndeshjes Maroku dhe Franca, pa gola

Maroku dhe Franca kanë zhvilluar pesëmbëdhjetë minutat e para të përballjes çerekfinale të Kupës së Botës 2026, ndërsa rezultati vazhdon të jetë 0:0.

Ndeshja po zhvillohet në Boston ku dy përfaqësueset po kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale të turneut.

Franca, kampione e botës në vitin 2018 dhe finaliste në vitin 2022, hyn në këtë takim si njëra prej favoriteve për trofeun, ndërsa Maroku synon të vazhdojë rrugëtimin historik pas paraqitjeve të shkëlqyera në këtë Botëror.

 Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit tjetër çerekfinal mes Spanjës dhe Belgjikës.

Përballja mes Francës dhe Marokut sjell edhe kujtime nga Botërori i Katarit 2022, kur francezët triumfuan në gjysmëfinale me rezultat 2:0 dhe kaluan në finale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram