Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen katër të dyshuar për grabitje dhe detyrim në Prishtinë

Arrestohen katër të dyshuar për grabitje dhe detyrim në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të veprës penale “Grabitje” dhe një rast të veprës penale “Detyrim”, të ndodhura në Prishtinë

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimet janë rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operative të ndërmarra nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, të cilët kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë në kohë të shpejtë të dyshuarit F.A. (18 vjeç), L.K. (19 vjeç), F.K. (19 vjeç) dhe F.A. (18 vjeç).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasteve janë duke vazhduar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram