Wednesday, July 15, 2026
HomeLajmeKosovëDorëzohen nënshkrimet për Kuvend të Jashtëzakonshëm, LDK nis verifikimin

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të Jashtëzakonshëm, LDK nis verifikimin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pranuar zyrtarisht listën me nënshkrime të dorëzuar nga Armend Zemaj dhe Florian Dushi për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ndërsa Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se tani do të nisë procesi i verifikimit të tyre.

Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, konfirmoi se kërkesa dhe lista me nënshkrime janë pranuar në Sekretariatin e partisë, por tha se numri i nënshkrimeve nuk mund të bëhet publik pa përfunduar procesi i verifikimit.

Sipas tij, LDK do të formojë një komision që do të shqyrtojë vlefshmërinë e nënshkrimeve, ndërsa pas verifikimit paraprak, drejtuesit e partisë do të dalin me një qëndrim zyrtar.

“Kemi pranuar kërkesën e nënshkruesve dhe kopjen e nënshkrimeve. Numrin nuk mund ta themi, sepse jemi në proces të verifikimit. Do të krijojmë një komision dhe pasi të përfundojë verifikimi preliminar, do të dalim ose unë ose kryetari me një mesazh publik”, ka deklaruar Ferati për media.

Ai shtoi se rezultatet e verifikimit pritet të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme ose nesër.

Më herët gjatë ditës, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, konfirmoi se nënshkrimet janë dorëzuar në përputhje me Statutin e partisë, me synimin për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, i cili synon shqyrtimin e shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kuvendi i LDK-së numëron 355 delegatë, ndërsa për thirrjen e tij nevojiten të paktën 118 nënshkrime.

Sipas Statutit të LDK-së, pas dorëzimit të kërkesës me numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, Kryesia e partisë obligohet ta thërrasë Kuvendin brenda 60 ditëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram