Është ndarë nga jeta gazetari i njohur Behlul Jashari, një nga emrat e shquar të gazetarisë kosovare.
Me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e tij, duke vlerësuar kontributin mbi pesë dekadash të Jasharit në gazetari. AGK theksoi se ai do të kujtohet për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin në raportimin e ngjarjeve historike të Kosovës, përfshirë edhe periudhën e luftës.
Në reagimin e saj, AGK u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, kolegëve, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve.

