By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shihni se si kinezët “gdhendën” një mal për të bërë një autostradë: “Nuk ka mal shumë të lartë për ne”
August 1, 2025
Greta Thunberg mbërriti në Sarajevë, e mbështjellë me një kufi palestinez dhe vizitoi Bashqarshine
August 1, 2025
Trump njoftoi një plan të ri për Gazën: “Ne duam që njerëzit të mbijetojnë, kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”
August 1, 2025
Bankat e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë filluar të bllokojnë masivisht llogaritë e kompanive ruse
August 1, 2025
India fillon të blejë naftë amerikane në vend të asaj ruse pas kërcënimeve të Trump
August 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë
Ballina 2Rajon / Botë

Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/07 at 8:27 PM
Kosova Times Published January 7, 2023
Share
SHARE

Në Tiranë, ministrja e jashtme Olta Xhaçka tha sot se Shqipëria po përgatitet për nisjen e bisedimeve me Greqinë për arritjen e një kompromisi për dërgimin e çështjes së përcaktimit të kufirit detar, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Të dy vendet kanë më shumë se dy vite që kanë rënë dakord për t’ju drejtuar një arbitri ndërkombëtar, pasi përpjekjet e mëhershme për një zgjidhje bilaterale nuk çuan në një rezultat.

Ministrja Xhaçka shpjegoi se po vijon puna teknike që do të çojë në negociatat e reja me Greqinë, synimi i të cilave këtë herë është që palët të bien dakort për pyetjet që do t’i shtrojnë Gjykatës, apo pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre, për të cilat duhet të kërkojnë interpretimin e Gjykatës.

Për të hyrë në këto bisedime, siç bëri të ditur dhe ministrja Xhaçka, do të duhet që të merret më parë, nga Presidenti Bajram Begaj, autorizimi, për t’i dhënë plotfuqinë grupit negociator.

Pak javë më parë gjatë vizitës së tij të dytë në Tiranë brenda disa muajve, ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, nxiti përshpejtimin e procesit për arritjen e kompromisit për dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

\Ministrja Xhaçka deklaroi se me Greqinë po diskutohet një paketë çështjesh. “Jemi duke diskutuar se si do të punojmë bashkërisht për të tejkaluar dhe adresuar shumë probleme që kemi trashëguar nga e kaluara, çështje që janë në interes të të dy vendeve tona. Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe zgjidhur të gjithë gamën e çështjeve që janë ende të pazgjidhura. Nuk bëhet fjalë vetëm për delimitimin e hapësirës detare, por dhe për çështje të tjera të trashëguara, siç është shfuqizimi i të ashtuquajturit ligj të luftës, si dhe efekteve juridike që rrjedhin prej tij, sa i takon të drejtave të pronësisë, por dhe çështjet e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, këtej dhe andej kufirit”, bëri të ditur zonja Xhaçka duke njoftuar se “kemi punuar dhe kemi përfunduar, e janë për t’u ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për riparimin dhe mirëmbajtjen e piramidave kufitare dhe për incidentet kufitare”.

You Might Also Like

Shihni se si kinezët “gdhendën” një mal për të bërë një autostradë: “Nuk ka mal shumë të lartë për ne”

Greta Thunberg mbërriti në Sarajevë, e mbështjellë me një kufi palestinez dhe vizitoi Bashqarshine

Trump njoftoi një plan të ri për Gazën: “Ne duam që njerëzit të mbijetojnë, kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”

Bankat e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë filluar të bllokojnë masivisht llogaritë e kompanive ruse

India fillon të blejë naftë amerikane në vend të asaj ruse pas kërcënimeve të Trump

Kosova Times January 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajrami akuzon Muratin për dështim në zbatimin e Ligjit për Pagën Minimale

Kosova Times Kosova Times December 1, 2024
Varësi si droga e alkooli: A duhet të bllokohet TikTok-u në Kosovë?
Rohde: Raporti i Progresit ofron bazë solide për dialogun
Raportohet se Trumpi do të takohet me Orbanin
IKD dhe familja Morina: KPK amnistoi prokuroren, neglizhenca e të cilës vrau Sebahate Morinën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?