Sunday, August 2, 2026
HomeLajmeKosovëIKSHPK apelon për kujdes gjatë temperaturave të larta

IKSHPK apelon për kujdes gjatë temperaturave të larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta dhe të njohin shenjat që kërkojnë ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Sipas rekomandimeve të institutit, qytetarët duhet të kujdesen edhe për personat më të rrezikuar, veçanërisht të moshuarit që kalojnë shumicën e kohës vetëm, duke i kontaktuar të paktën një herë në ditë.

IKSHPK gjithashtu apelon që fëmijët të mos lihen asnjëherë vetëm në automjete të parkuara, për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat ekstreme.

Instituti këshillon që në rast të marramendjes, të përzierave, konfuzionit ose djersitjes së tepërt, qytetarët të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore, pasi këto mund të jenë shenja të goditjes nga të nxehtit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram