Friday, August 14, 2026
HomeLajmeKosovëPërleshje me mjete të forta në Gjilan, arrestohen dy persona

Përleshje me mjete të forta në Gjilan, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht mes vete, duke përdorur edhe mjete të forta pune.

Rasti ka ndodhur më 11 gusht 2026, rreth orës 23:34.

“Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dyshuarve, (nuk raportohet nëse është gjetur ose konfiskuar diçka e dyshuar)”,  thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram