Saturday, August 22, 2026
HomeSportGashani dhe Haxhiu takojnë sportistët që po përfaqësojnë Kosovën në Taranto

Gashani dhe Haxhiu takojnë sportistët që po përfaqësojnë Kosovën në Taranto

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, së bashku me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka vizituar Fshatin e Sportistëve në Taranto, ku po qëndron delegacioni i Kosovës në kuadër të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Gjatë vizitës, Gashani dhe Haxhiu kanë takuar nga afër sportistët kosovarë, të cilët po përfaqësojnë vendin në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare sportive.

Vizita kishte për qëllim mbështetjen dhe inkurajimin e sportistëve, të cilët prej kohësh janë duke u përgatitur për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Gashani ka vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e sportistëve, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre gjatë këtyre ditëve të garave.

“Sot, së bashku me Presidenten, znj. Albulena Haxhiu, vizituam Fshatin e Sportistëve në Taranto, ku patëm mundësinë të takojmë nga afër sportistët tanë që po përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.  Ishte kënaqësi e veçantë të jemi pranë tyre, t’i dëgjojmë dhe t’u përcjellim mbështetjen tonë në këto ditë të rëndësishme. Pas çdo performance të tyre qëndron shumë punë, përkushtim dhe sakrificë”, ka shkruar ministri Gashani në Facebook.

Kosova po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me një delegacion të madh sportiv që synon rezultate sa më të mira dhe përfaqësim dinjitoz të vendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram