Kryeministri në detyrë Albin Kurti në vënien e gurthemelit të autostradës Shkup – Bllacë, tha se rëndësia e këtij investimi tejkalon aspektin infrastrukturor dhe është lehtësim i drejtpërdrejtë i jetës së qytetarëve të Kosovës e Maqedonisë së Veriut.
“Rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës, përveçse do të shkurtohet distanca, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonominë e vendeve tona”, tha ai.
Kurti më tej specifikoi se vetëm përmes pikës doganore në Han të Elezit kalojnë rreth 54 mijë maune në vit apo 150 maune në ditë. Ai tha se bazuar në këtë çdo kilometër rrugë është investim në jetën e qytetarëve.
Kurti cilësoi se kjo është mundësi për bizneset dhe nënkupton më lehtësi për qytetarët.
Sipas Kurtit, autostrada është pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe e lidhjes strategjike që përmes Kosovës e afron Shkupin me Prishtinën dhe më tej me rrjetet dhe tregjet evropiane.
Gjatë ceremonisë, për rëndësinë e kësaj autostrade foli edhe Hristijan Mickocski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut. 

TË FUNDIT

Haxhiu kërkon hetim të plotë për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren
OVL-UÇK: Rasti i Fatmir Shehollit të trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare
Hamza pret në takim lamtumirës Guerot: Franca përherë mike e Kosovës
Kurti në gurthemelin e autostradës Shkup – Bllacë:Rëndësi përtej infrastrukturës
VIDEO

Lajme 15:00 22.07.2026
Lajme 13:00 22.07.2026
Lajme 11:00 22.07.2026
Artane Rizvanolli – ministre në detyrë e Ekonomisë – Mirëmëngjesi Kosovë 22.07.2026

