Një person është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Rasti është raportuar në Polici më 29 gusht 2026, kur nëna e viktimës, së bashku me vajzën e saj të mitur, kanë deklaruar se rreth dy javë më parë e mitura ishte dhunuar nga i dyshuari.
Palët janë intervistuar nga njësitë policore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet si “Dhunim”.

