Wednesday, September 9, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla uron 248 kandidatët që u certifikuan pas Provimit të Jurisprudencës

Gërvalla uron 248 kandidatët që u certifikuan pas Provimit të Jurisprudencës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka uruar 248 kandidatët që janë certifikuar pas përfundimit me sukses të Provimit të Jurisprudencës.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e kandidatëve gjatë përgatitjeve për provim, duke theksuar se pas suksesit të tyre qëndrojnë vite shkollimi, muaj përgatitje dhe mbështetja e familjeve.

Ajo ka thënë se certifikata e marrë sjell me vete edhe një përgjegjësi të re profesionale.

“Sepse e dini shumë mirë, që të jesh profesionist ligjor nuk do të thotë vetëm ta njohësh ligjin. Do të thotë ta kesh guximin ta mbrosh ligjin. Të mos bësh kompromis me padrejtësinë. Të mos e përdorësh profesionin për privilegj, por vetëm për drejtësi”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo u ka bërë thirrje të certifikuarve që suksesin ta mbajnë me krenari, por njëkohësisht të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që bart profesioni i tyre.

“Sepse drejtësia kërkohet pikërisht me ju. Me njerëzit që kanë guximin dhe vullnetin ta zbatojnë dhe ta mbrojnë ligjin. Urime të gjithëve!”, ka theksuar ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram